Erdoğan Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se edhe nxënësit e klasave të 2-ta, 3-ta, 4-ta, 8-ta dhe 12-ta do të fillojnë me mësimin me prezencë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Po fillojmë edukimin ballë për ballë në klasat e 2-ta, 3-ta, 4-ta, 8-ta dhe 12-ta në përputhje me rregullat e përcaktuara” për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), tha presidenti Erdoğan para përfaqësuesve të mediave pas takimit të Kabinetit në kompleksin presidencial në Ankara.
Erdoğan gjithashtu tha se duke filluar nga java tjetër, Turqia do të japë kompjutera-tablet falas për gjysmë milionë nxënës.
“Rreth 847.000 njerëz u mbështetën me rreth 4 miliardë lira Lira Turke (rreth 515,2 milionë dollarë) si kompensim i papunësisë” shkaku i pandemisë, tha gjithashtu Erdoğan.