![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon në draft-raportin e hartuar për Kosovën që do të prezantohet nesër në institucionin evropian ka thënë se BE’ja dështoi në premtimin për t’i hequr vizat për Kosovën.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Draft-Raporti i hartuar nga Von Cramon më 17 nëntor 2020 do të prezantohet nesër me 10 dhjetor në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku do të adresohen një sërë çështjesh mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ndër të tjera, në raport thuhet se fatkeqësisht Bashkimi Evropian ka dështuar në përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Fatkeqësisht, nga ana e Bashkimit Evropian, ne nuk ishim në gjendje ta realizonim premtimin tonë për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës, edhe pse Komisioni dhe Parlamenti ka përsëritur mbështetjen e tyre disa herë në dy vitet e fundit”, thuhet në raport.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Me 18 Korrik 2018, në Raportin e fundit lidhur me progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur edhe dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave: Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qyetarët nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen të BE’së.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh se Gjermania dëshiron progres sa i përket liberalizimit të vizave, por që Kosova duhet të angazhohet për t’i bindur shtetet skeptike.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi për Kosovën që të angazhohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të gjitha vendet skeptike në mënyrë që t’i bind ato”, ka thënë Rohde.