Europianët nuk i duan shqiptarët e serbët në BE, ky është sondazhi i publikuar së fundi

Një sondazh i kryer në katër shtete të Bashkimit Europian (BE), Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, tregon se cili nga vendet e Ballkanit Perëndimor është më i mirëpritur në BE. Derisa për Kosovën, mirëpritjet janë më të voglat.

Sipas këtij hulumtimi i cili ka 5 mijë e 621 të anketuar, rezulton se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, janë shtete më të favorizuara nga qytetarët e vendeve të lartcekura sesa Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Hulumtimi kishte dy pyetje, pro dhe kundër anëtarësimit të shteteve në BE.

Sipas info-grafikës së REL, shihet qartë se Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë më pak të mirëpritura nga qytetarët e Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.

Më poshtë keni edhe të dhënat e këtij sondazhi, i cili është kryer në mars të 2022.