Evropa ka nevojë për Turqinë, e jo Turqia për Evropën


Po jetojmë në një epokë surreale, një epoke kur cilësia e jetës së njerëzve është rritur në maksimum, kur popullsia e planetit është rrítur gjithashtu dhe po shkon drejt trefishimit, kur jeta jonë është thjeshtuar, por njëherësh njeriu ka humbur lírinë, i kthyer në një krijese digitale.

Me krízën e C0víd-it kjo është bërë edhe më evdiente dhe e qartë. Mund të punosh nga shtëpia me kompjuter, të studiosh nga shtëpia, të komunikosh me të afërmit vetëm me kompjuter, të dashurosh në mënyrë digitale.

Opinionet me njerëzit t’i ndash vetëm me FCB apo rrjete sociale. Jeta, puna, st resi pushimi gjithçka është kthyer në vírtuale. Ka humbur magjia e jetës, e natyrës, e së bukurës dhe të mirës. Zgjedhjet në SHBA ishin edhe dëshmia e një faze akoma më të rrezikshme: Asaj të dem okracisë digitale, pra i votës me postë, çka ngj alli reagimin e presidentit Trump, i cili akuzon se pikerisht ato vota jo të drejtëpërdrejta ndryshuan vullnetin e popullit amerikan, pavarësisht faktit se ai mori 10 milion vota më shumë se në 2016.
Nëse mendojmë se dhe të vetmen të drejtë për të zgjedhur na e heqin atëherë është vetëm çështje kohe që dhe Zotin ta adhurojmë vetëm në mënyrë digitale, pavarësisht se quhet Krisht, Profeti Muhamed, Budha, Krishna …

Nëse çdo mendim na e paragj ykojnë, monitorojnë, ízolojnë mediatikisht në mënyrë digitale, nëse votat na i vjedhin digitalisht, nëse ushqehemi digitalisht, nëse duhet të varemi nga interneti për të udhëtuar, punuar, edukuar, krijuar atëherë ne kemi humbur LIRINË . Na mbetet që edhe fëmijët të konceptohen virtualisht dhe kjo botë nuk do të egzistojë më siç e kemi njohur, por do të jetë e udhëhequr nga një fashizem digjital ku njerëzit të identifikuar me cip, në çdo anë të botës do kenë atë që quhet “Liri e kontrolluar”.Në shekullin e shkuar Fashizmi në Itali dhe Spanjë, Nazizmi në Gjermani dhe Mílítarízmi në Japoni erdhën në pushtet në emër të mirëqenies dhe lirisë dhe sollën vetëm tra gjedi, shkat ërrim dhe zh dukje të lirisë. Në këtë kohë të rëndë të Krízës Botërore ekonomike, shëndetësore, politike ku çdo ekuilibër është vënë në pikëpyetje, i vetmi lider politik botëror që ka patur kurajo të artikulojë qartë këtë thirrje për kurajo dhe rezistencë të njerëzve të lirë në të gjithë botën, për t’i thënë : JO Fashízmit digjital dhe PO lirisë, duke nisur nga liria për të besuar dhe për të jetuar! Ky person është Presidenti i Turqisë, Erdogan.

Është një kohë kur Turqia është kthyer në mbrojtesën e Evropës, nga vërshími i emigranteve dhe refugjateve nga Lindja dhe Lindja e Mesme. Gjashtë milion prej tyre janë në Turqi, kur Turqia si vend i NATO-s është kthyer në frontin e parë në kufi me botën arabe, Iranin por edhe Rusinë, si garanci për Europën për të vazhduar të qenurit kontineti më i zhvilluar dhe me cilesinë më të mirë të jetës në botë.
Jemi në një kohë kur cinizmi i lidershipit europian dominohet vetëm nga dëshira për të kontrolluar sigurinë energjitike të botës, në rastin konkret të Euro-Azisë. Ky cinizëm në vend ta përkrahë dhe ta mbështëse këtë rol të madh të Turqisë së sotme, e përçmon dhe lu fton duke akuzuar presidentin Erdogan si diktator.
Paradoksi është se presidenti i Turqisë,si kryeministër dhe president, ka saktësisht të njejtën kohë pushteti sa zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë, “Udhëheqësja e Botës së Lirë”.

Në këtë kohë të “Fazhizmit Dixhital”, në këtë anë të botës, në kontinetin Evropian , Turqia dëshiron të jetë bashkë me Evropën gjeografikisht dhe politikisht ashtu siç janë bashkë në NATO prej dekadash. Sigurisht, nëse Turqia ka nevojë për Evropën kjo e fundit ka domosdoshmëri për Turqinë.
Një Turqi evropiane, si udhëheqëse e njerëzve të lirë të cilët nuk duhen paragj ykuar në lírinë e tyre për të besuar nëpërmjet íslamof obisë. Ajo duhet vlerësuar për zhvillimin, lirinë dhe progresin si askush tjetër më pare duke e bere një nga 10 vendet më të zhvilluara të botës.

Anisa Bahiti