“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.


Një ngjarje e r ëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë, t ronditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë, por gjithë vendin, kur doli lajmi se 19 vjeçarja, Arbesa Murseli Lipovica u gjet e va rur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e v etëvr asjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

Në këtë letër shkruhet:

“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

Por si ndodhi ngjarja?

19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën k ritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e v arur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.

Trupi i paj etë i të n djerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

V arrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.