Familaj 24 anëtarëshe nga fshati Ujz komuna e Gjakovës, mbahet nga ferma e lopëve qumështore e rritjes së viqave, shkruan RepublikaOnline.net
Përveq lopëve qumështore e viqave për majmëri, familja Gashi merret edhe me rritjen e mbarështimin e deleve e pulave.
Në fermen e familjes ka rreth 11 lopë qumështore, ndërsa tjerat janë viqa për majmëri.
Çka e bën të veqant fermën e familjes Gashi është se edhe pse ka një sipërfaqe prej 300 metra katrorë, nuk ka mbajtje me shtylla, gjë që e bën këtë fermë mjaftë funksionale.
Alban Gashi, pronar i fermës, ka thënë se fillimet e kësaj ferme nisën për nevoja të familjes, mirëpo duke parë rritjen e kërkesës për qumësht dhe produkte të qumështit e produkte tjera bio, vendosen që ta rrisin kapacitetin e fermës.
Gashi ka thënë se në fermë kanë rreth 11 krerë lopë qumështore dhe 8 viqa për majmëri.
Sasia e qumështit ditor sipas Gashit është 200 litra, qumësht i cili së bashku me produktet e tij shkon në restaurantin e familjes.
Viqat të cilët famija Gashi i mbanë për majmëri shitën tek një mishtore në Gjakovë.
Për të plotësuar nevojat e fermes, familja Gashi punon rreth 30 hektarë tokë, dhe 70% të kësaj toke e marrin me qera.
Për punimin e tokës bujqësore familja Gashi ka shumicën e mekanizmit bujqësor.
Nga to 10 hektarë mbillen me misër, 5 silazh dhe 5 kokërr, 10 hektarë grurë, ndërsa 10 hektarë tjerë janë bari dhe janxhë.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: