









Austriaku Gunther Fehlinger, që është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, është duke bërë një fushatë nëpër Serbi.
Për të dëshmuar se vendi që drejtohet nga Aleksandar Vuçiqi, është duke i qëndruar besnik Rusisë mike që për më shumë se një muaj ka nisur a gresionin ndaj Ukrainës.
Ekonomisti që merret me këshilla nëpër ndërmarrje të vogla e të mesme të financuara nga Bashkimi Evropian, ka qëndruar këto ditë në Beograd ku ka regjistruar disa video-deklarata me kërkesa për qeverinë e Serbisë.