Sokol Haliti, përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, videoja e të cilit ishte bërë virale pasi kishte aksidentuar një qen në rrugë teksa lobonte për mbështetjen ndaj VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk duket të ketë qenë gjithmonë kaq i lidhur me këtë parti.
“Vetëvendosja për hesapin tim personal, Vetëvendosja është çerdhe kopilash, Vetëvendosja është nipa të Serbisë, mund të jenë të paguar edhe prej Rusisë që t’i bëjnë dëm shtetit të Kosovës.”, kishte thënë ai në atë intevistë.
Sipas tij, VV nuk janë aspak kombëtarë, por janë nipa të Serbisë dhe emri i tyre duhet t’iu vendoset ‘çerdhe e kopilave’.
Kujtojmë se i njëjti, në një intervistë në T7, më 25 janar thoshte se do t’ia sigurojë do t’ia sigurojë VV-së 40 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.