Fationi qenka i lidhur me Anën? “Çifti” i habit të gjithë me veprimin e tyre

Të dy tashmë janë jashtë emisionit më të ndjekur të momentit.

Fation Kuqari dhe Ana Kauri vijojnë të shtojnë çdo ditë e më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.

Fillimisht ishte Fationi i cili në një emision televiziv, deklaronte se Ana duhej të dilte beqare nga Përputhen dhe në fakt ashtu ndodhi.

Por ditën e sotme duket se të dy në një farë mënyre kanë pranuar lidhjen mes tyre, edhe pse jo zyrtare.

Ata të dy së bashku do të realizojnë një lojë, Giveaway, që zakonisht realizohet nga çiftet, siç po bën edhe Mevlani me Ledjanën.

Veprime të tilla të bëjnë të dyshosh se ata janë bashkë, por nuk dihet nëse e gjitha kjo është një lojë për të rritur fitimet e tyre personale.