Fatmir Limaj: E ndërtuam Kosovën cep me cep


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se shtrati i tyre zgjedhor dhe votat e tyre janë aty ku ai kishte zhvilluar aktivitetin e tij çlirimtar.

“Shtrati ynë është me ata që kemi bashkëluftuar e bashkëvepruar. Janë mbi 85 mijë banorë të asaj zone që e kemi ndarë të mirën e të keqe bashkë, me të gjithë ata që sot punojnë, studiojnë, por nuk e harrojnë të kaluarën e tyre. Jemi bashkë me ata që janë rritur nën breshëritë e plumbave”, ka thënë Limaj duke folur për procesin zgjedhor në të cilin gjendet aktualisht Kosova.

Sipas tij, shtrati i Nismës është në çdo pjesë të Kosovës.
“Edhe angazhimi ynë pas luf tës në institucione ka treguar se e kemi parë Kosovën në tërësi dhe e kemi ndërtuar Kosovën cep me cep dhe presim votë në të gjithë Kosovën, në çdo fshat”, ka thënë Limaj.

Ai tutje tha se ata përfaqësojnë luf tën, përfaqësojnë ata që kanë ndarë gjithçka në kohët më të vështira.

“Ne pas lu ftës çlirimtare tham se Kosova s’mund të mbetet pa ushtria, sepse kishte ide që mos të kemi fare as Trupa Mbrojtëse të Kosovës. Ajo që u pa në parlament këto ditë, me shkuarjen e ushtrisë sonë në misione jashtë vendit, është trashëgimi e kësaj që kemi bërë ne nga transformimi i UÇK-së”, ka thënë kryetari i Nismës.

“Kur po i shoh ata në parlament që e votuan shkuarjen e ushtrisë jashtë, them se a e dinë se si është krijuar ushtria, a e dinë se ushtria nuk ka ardhur brendna natës. Ne kemi këmbëngulë që ta kemi ush trinë qysh në vitin 1999”, ka thënë Limaj