Fërkoni sytë mirë!, Ja sa vjeç mbush sot këngëtarja Elvana Gjata, uou nuk i jep fare

Këngëtarja e njohur për publikun Elvana Gjata ka munguar kohët e fundit në treg, pasi nuk ka ardhur me asnjë projekt të ri. Por sot për Elvanën është një ditë e shënuar sepse feston ditëlindjen. Elvana mbush plot 34 vjeç.

Në fund të vitit të kaluar ajo nisi të publikonte disa foto e video, shumica e të cilave ishin me prindërit e saj.

Kjo sepse pas pandemisë, Elvana vendosi të kalonte më shumë kohë me ta dhe t’u qëndronte afër sa më gjatë.Ndërkohë, fotot e fundit të saj janë realizuar në studion koreografike të Albi Nakos, në të cilat shfaqet duke kërcyer.

Edhe pse nuk ka shkruar asgjë krahas tyre, fansat janë të bindur se diçka po kurdis e madje mund të jetë duke u përgatitur edhe për ndonjë projekt muzikor.