Tashmë kanë filluar talljet me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi propozoi vendosjen e një takse për qytetarët e komunave tjera, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.
Faqja prishtinase “Vrojtuesit e Lagjes”, kanë realizuar një fotomontazh, duke e vendosur fytyrën Shpend Ahmetit, në bustin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili është i vendosur në Prishtinë.
Në këtë fotomontazhë, me tallje është vendosur edhe ndalesa “stop”.