Fjolla Morina nga arratia i ofron mbështetje Albin Kurtit, e quan mbret (FOTO)

Fjolla Morina mbështet Kurtin përmes një postimi në rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina javë më parë u bë kryetemë e medieve rozë.

Kjo ngase autoritetet e Shqipërisë e shpallën në kërkim këngëtaren, e cila ishte në arrest shtëpie në Kukës dhe e theu këtë masë.

Së fundi, Fjolla “u lajmërua” në Instagram, duke publikuar një fotografi nga tubimi i Albin Kurtit, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Mbreti”.

Fjolla Morina po e shijon në maksimum lidhjen me Fisnik Sylën, teksa kohë pas kohe nuk mungojnë në rrjete sociale dedikimet e fotografitë për njëri-tjetrin.