Flasin bashkëIuftëtarët e Salih Mustafës që Iuftuan në Zllash – vendin ku Specialja pretendon se u kryen KRlME Iufte

Në fshatin Zllash të Prishtinës gjatë Iuftës UÇK-ja kishte një bazë qëndrimi. Atje Iuftoi Salih Mustafa me bashkëIuftëtarët e tij Verdi Krasniqi e Azem Sahiti.

22 vite pas, këtij fshati i është shtuar vëmendja pasi Gjykata Speciale pretendon se aty u kryen KRlME Iufte.

Për këto KRlME po akuzohet eprori i UÇK-së, Salih Mustafa që në atë kohë ishte përgjegjës për njësinë “BIA” që kishte bazën ne Zllash.

Madje sipas Gjykatës Speciale, “Cali” me shokë i keqtrajtoi bashkëkombësit që i përkisnin një partie tjetër politike.

Këto pretendime të Speciales po i mohon pronari i tokës, Verdi Krasniqi që ishte edhe vet ushtarë i UÇK-së.

“Unë kam qenë vet pjesëtar i UÇK-së dhe mburrem për diçka të tillë. Kam qenë ushtarë edhe për kohën që po flitet nuk kam informata të tilla”, deklaroi Verdi për RTV Dukagjinin.

Bashkë me Salih Mustafën për dy vite në Zllash ishte edhe Azem Sahiti.

“Dy vite kemi qëndruar me Salih Mustafën por këto gjëra që po i thotë Specialja nuk i kemi dëgjuar e as i kena parë si ushtarë që kemi qenë këtu…Ne kemi dëgjuar vetëm nga mediat për akuzat dhe na vjen keq për to”, tha Sahiti.

Ish-ushtarët e UÇK-së habiten se si komandanti i tyre akuzohet për keqtrajtim të bashkëkombësve.

“Këto akuza nuk qëndrojnë pasi në këtë pjesë ka pasur edhe njerëz të LDK-së. Disa figura qëndrore të LDK-së gjatë Iuftës kanë qenë këndej”, deklaroi Verdi Krasniqi.

“Të gjithë kemi qenë në LDK dhe i jemi bashkangjitur Iuftës. Baba, mixha i janë bashkangjitur UÇK-së dhe kanë qenë pjesë e LDK-së. Për këto gjera ne vetëm në media kemi dëgjuar”.

Dy dekada pas, në Zllash ka mbetur vetëm një hambarë pasi sipas banorëve objektet tjera janë shkatëruar nga forcat serbe.