Flasin familjarët e 27-vjeçarit që e humbi jetën në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:15 në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës, raporton Gazeta Sinjali.

Vëllai i 27-vjeçarit Jetmir Krasniqi, ka folur për rastin, ku ka bërë të ditur pasi i kishte rënë zhavorri të ndjerit, kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.

Ai shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital, raporton Klan Kosova.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.