Boksieri shqiptar Florian Marku, e ka gjunjëzuar boksierin Chris Jenkins sonte, duke e nokautuar në rundin e katërt.
Marku, duke folur pas meçit të shkurtër, tha se ka respekt për të gjithë shqiptarët. Ai ka folur anglisht dhe shqip dhe ka marrë plot brohoritje.
Pas fitores me g oditje të fuqishme, Marku ka thënë se ka respekt për kandidatin e tij.
“Chris Jenkins, kam respekt për të. Sot munda këtë boksier por ende jam duke mësuar”, ka thënë Marku.
Megjithatë, porosia e tij kryesore ishte për boksierin Amir Khan, të cilin po e kërkon për një kohë të gjatë.
“Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka thënë Marku.