Për nëntë muaj ishte ke qtrajtuar p sikikisht e f izikisht. Hamide Magashi nuk u la e qetë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së saj nga ish-burri. Dh unë pati edhe në momenetin kur ajo u shtri në spital për ta sjellë në jetë foshnjën që po e mbante në bark nga martesa me Sokol Halilin.
E ishte pikërisht ish-burri ai që në mënyrë të pamëshirshme e v rau 35-vjeçaren një ditë para se ta lindte fëmijën e gjinisë mashkullore që po e mbante në bark. Gazeta Nacionale ka qëndruar sot te familjet e v iktimës e të dorasit të d yshuar. Prej atje jua sjell rrëfimet.
Më 17 shkurt të këtij viti, 35-vjeçarja Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i komunës së Lipjanit vendosi të martohej me Sokol Halilin nga fshati Godanc i komunës së Shtimes. Por martesa e Hamides e bashkëjetesa e saj me Sokolin pas pak muajve u kthye në m akth. Ajo në vazhdimësi p ësonte dh unë nga burri i saj. Rastin e dh unës ajo madje e kishte lajmëruar edhe në p olicinë e shtetit.
E, si p asojë e dh unës, Hamidja vendosi që gjatë muajit maj të këtij vitit përfundimisht të ndahej nga Sokol Halili.
Por ajo e vetme nuk doli nga shtëpia e dh unuesit. Në bark mbante një fryt të njomë, të cilin kishte vendosur që ta mbante deri në ditën që do të lindte. Bashkë me frytin në bark, Hamidja vendosi që ditët e muajt në vazhdim t’i kalonte në shtëpinë ku ajo ishte lindur e rritur, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.
Edhe pse e ndarë e në p roces gj yqësor nga ish-burri Sokol Halili, ai për gjithë këta muaj, në vazhdimësi, po e përndriqte në forma të ndryshme. E përndjekja e tij vazhdoi, edhe kur ajo u shtri në spital për ta lindur foshnjën që e kishte me të.
Por këtë herë, Hamidja 35-vjeçare nuk arriti t’ia dilte e vetme. Ajo u v ra me disa p lumba pikërisht nga dh unuesi i saj.
Komunikimi i Hamides me familjen e ish-burrit: “E gj allë nuk kthena te ju, e v dekur kthena”
Gjinia e foshnjës që Hamidja tashmë e ndjerë e mbante në barkun e saj ishte djalë. Ajo ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Dhe me o perim ishte paraparë që ta lindte djalin të enjtën e 1 dhjetorit.
Por dy ditë para se të futej në o peracion, Hamidja u vizitua në spital- Klinikën Obstetrike Gj inekologjike, nga familja e ish burrit. Ishin saktësisht nëna e Sokolit të d yshuar për v rasjen si dhe motra e tij.
Sipas motrës së v iktimës, Burbuqe Brahimit, atë ditë në spital familja e ish-burrit i kishte kërkuar Hamides që të ribashkohej me djalin e tyre.
“Një ditë përpara (të martën) ata (familja e ish-burrit) ishin në spital ia sollën minelat edhe teshat e fmive aty e ja lanë. Me këmbëngulje i thoshin që të kthehej. Kjo i tha “unë për e gj allë nuk kthena, e v dekur kthena,. I thoshin për hatër të djalit (foshnjës që e mbante ne bark), kjo i ka thane që nuk kthena, foshnjën jau dha, por unë nuk kthena”, thotë motra e Hamides tashmë të n djerë.