Policia e Kosovës po vazhdon ta kërkoj të dyshuarin për v rasjes e ish gruas së tij, që ndodhi mbrëmë në oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, gjegjësisht para gjinekologjisë.
Sokol Halili deri në këto moment nuk ka rënë në p rangat e p olicisë së Kosovës, ani pse kërkimin për të po vazhdon gjithandej vendit.
Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazeta Blic, se policia po vazhdon kërkimin dhe ka disa lokacione që tashmë janë bastisur e kontrolluar.Fillimisht Sokol Halili ishte kërkuar në shtëpinë e tij dhe në disa vende të ndryshme, por që deri në këto momente nuk dihet vendndodhja e tij.
Burime nga Prokuroria që po merret me këtë rast, kanë thënë se tashmë fotografia e të dyshuarit Sokol Halili është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.“Kemi tabelat e veturës, kemi disa inçizime të kamerave nga lëvizjet e tij…. dhe prokuroria bashkë me p olicinë e Kosovës po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin”, thotë ky burim.
Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe përmes p olicisë së Kosovës të publikohen edhe fotografi të të dyshuarit në media, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve të vendit, për kapjen e Sokol Halilit.