Gafa e mësueses: Fjalën HAHET që nxënësi e ka shkruar drejt, ia heq shkronjën H – e bën HAET

Rastet e arsimit në vend janë nga më problematiket, por nëse bëhet fjalë për nivelin e ulët profesional të mësuesve, serioziteti arrin kulmin.

Aulona Musta ka publikuar në faqen e saj në Instagram një detyrë të korrigjuar gabim nga mësuesja.

Foljen HAHET, që nxënësi e ka shkruar drejt, mësuesja ia ka korrigjuar duke ia hequr H-në.

Siç mund ta shihni në foton më poshtë mësuesja i ka mëshuar X shkronjës së tretë H.