Gani Dreshaj: o Popull këta të PDK-së më ka mjelë!


Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Gani Dreshaj, që ka jetuar një kohë të gjatë në Perëndim tha se në të kaluarën ka qenë në PDK, por thotë se PDK e ka mjelë dhe e ka sh katërruar.

“PDK është duke kërkuar besimin e diasporës për të qeverisur”, tha fillimisht Arben Gecaj.

Mirëpo, Dreshaj tha se PDK e ka humbur besimin e diasporës.

“E keni humbur besimin e diasporës. Edhe unë vetë kam qenë në PDK. Më keni mjelë, më keni shkatërruar. Më keni bo me mendu edhe mos me ardhë ma në Kosovë. Ishalla nuk na bon Vjosa e Albini çka na keni ba ju”, tha Dreshaj.