Gani Geci ia mësyn Ukrainës, shfaqet në kufirin Poloni -Ukrainë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK’së, Gani Geci, po raporton për situatën aktuale në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Geci këtë herë është shfaqur në rolin e gazetarit, derisa duket se ka edhe kamerman me vete.

Geci raporton se nga Ukraina po vazhdojnë të ikin gra e fëmijë, derisa vullnetarë të shumtë thotë se po shkojnë për ta ndihmuar popullin e Ukrainës.

Në fund, ai thotë se NATO duhet ta ndihmojë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme.

“Siq shihet edhe në këtë VIDEO nga Ukraina për në vendet përendimore vazhdojnë të ikun gra dhe femijë në njërën anë dhe në anën tjetër nga perëndimi për në Ukrainë vazhdojnë të shkojnë vullnetar për ta ndihmuar popullin e Ukrainës. Pas masakrave që Rusia po bënë në shumë qytete të Ukrainës aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO për ta ndalur Putinin duhet ta ndihmojë UKRAINEN me të gjitha mjetet e mundshme”, ka shkruar Geci.