Gani Geci: “Po të mos ishte lu fta në Kosovë, sot do të isha artist“


Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur edhe për kohën kur ai ishte nxënës. Vetën ai e ka përshkruar si nxënës i shkëlqyer dhe i urtë.

Ai, në Kanal10, ka thënë se nëse nuk do të ndodhte lu fta, nuk do të ishte ky që është, por do të ndiqte rrugën e artit. ‘Unë kam qenë nxënës i shkëlqyer në shkollën fillore. Të gjitha pesa i kam pasur”, tha Geci.

“Shumë i urtë jom kon në shkollën fillore. Baba është kënaq me mua. E kam pasë diplomën e Vukut me të gjitha pesa”, shpjegoi ai.

“Kur kam shkuar në shkollën e mesme ka qenë ai mësimi i orientuar. Në gjeneratë kam qenë me Hashim Thaçin. Edhe vendas. Unë kam qenë kimi dhe ai ka qenë kimi-teknologji”, tregoi Geci