Gani Geci: Qysh spi vjen marre Albinit e Vjosës me bo tubime me nxënësa!

Vizita e sotme e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka bërë që sheshi i këtij qyteti të jetë përplot qytetarë që dolën për t’iu uruar mirëseardhje atyre.

Një foto e publikuar nga Veriu.info ku shihet një numër i paparë më parë i njerëzve ka nxitur edhe komentin e Gani Gecit i cili shkruan se tubimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit u bë me nxënësa pasi sipas tij Kurti e Osmani po i lënë tubimet në kohën kur nxënësit lëshohen nga shkollat e tyre.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentuesve të cilët ja kanë bërë bajat Gecit duke i thënë se nuk ka nxënës 50 vjeç duke aluduar se aty kishte njerëz të moshave të ndryshme.

Një tjetër i është përgjigjur se po flet nga inati, mllefi e urrejtja madje duke i thënë humbjen e kanë të sigur.

Më posht ju sjellim disa nga komentet e qytetarëve si kundërpërgjigje ndaj Gani Gecit: