Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka kritikuar politikëbërjen e Vetëvendosjes.
Sipas tij, Vetëvendosje do ta çojë vendin sërish në zgjedhje, sepse ashtu dëshiron ajo.
“S’mujm me shku nzgjedhje sa herë don Vetëvendosje, Hajde tash shkojna nzgjedhje, tash i kam 51%, tani i bëj 61%, kjo është palidhje”, tha Geci.
“Ne kemi me shku apet në zgjedhje, sepse nuk kanë me mujt me zgjedh presidentin, ja ka me bërë koalicion me një parti tjetër, ja kemi me shku në zgjedhje apet, ai ka krijuar armiq, me qeta ka me bërë sërish koalicion, para nja gjashtë muajsh, Vetëvendosje ka thënë se do ta vendosin një emër konsensual për presidentin, tani vendosën për Vjosën”, u shpreh Geci në Prime Time.