Gani Gërmia tallet me Policinë e Kosovës në TikTok, i kërkon picë margarita (VIDEO)

Moderatori, Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia” është tallur me Policinë e Kosovës.

Gjatë kohës sa ishte ‘live’ në rrjetin social “TikTok” ka telefonuar Policinë e Kosovës, njëherësh duke i kërkuar picë, raporton Indeksonline.

Pjesë nga biseda:

Policia: Alo Policia urdhëroni

Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C

Policia: Qysh i nderum

Visari: Picë margaritë te rruga C

Policia: A ki ndonjë problem i nderum

Visari: Jo nuk kam problem

Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum

Visari: Aaaa, me mfal