Ganimete Musliu: Albini e Vjosa ikën nga Veriu si pula të lagura


Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar largimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osman, nga Veriu i Mitrovicës.

Musliu ka thënë se që të dy akterët politikë kanë “ikur si pulat e lagura” nga Veriu. Ajo këto komente i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, shkruan Gazeta Express.

Ndërpritet emisioni për shkak të debatit të egër — “Je bë profesor sepse qite një mitraloz në krah”, “Ti s’di gjë”
“Kanë ikur si pula të lagura, pa e realizuar agjendën e tyre, pavarësisht se kanë qenë nën mbrojtjen e FIT-it. Të dy pretendentët kanë pasur me shku tek kulla e Ali Kadriut, e kanë lënë në pritje”, ka deklaruar ajo.