GANJA: Albulena para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë publikisht falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit kërkesa për t’u takuar me ta në Hagë është e pakuptimtë dhe e padrejtë.

Sipas, Musliut, para takimit Haxhiu duhet t’i kërkojë falje publike Thaçit e Veselit që i quajti kriminel.

Reagimi i i saj i plotë:

Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel.

Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimitë dhe e padrejtë.

Ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore.

Raportohet se Albulena Haxhiu, këtë të martë do të udhëtojë drejt Hagës.

Nuk dihet nëse Thaçi dhe Veseli kanë vendosur që të takohen me ministren e Drejtësisë. /Gazeta Express