![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ish-komandanti i for cave tokësore amerikane në Evropë, Ben Hodges, ka folur rreth situatës në Kosovë e Serbi.
Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, tani gjeneral i pensionuar, Ben Hodges, mbrëmë në Beograd ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të njëjta sikurse në vitin 199 dhe se po ashtu as Serbia nuk është e njëjtë.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
I pranishëm në panelin “Stabiliteti dhe prosperiteti i Komunitetit Transatlantik”, në kuadër të Javës së NATO-s në Beograd, organizuar nga Qendra për Studime Euro-Atlantike CEAS, Hodges foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Siç shkruajnë mediet serbe, Hodges ka thënë se, liderëve politik në Kosovë dhe Serbi duhet t’u jepet hapësirë për të biseduar-negociuar siç theksoi Hodges, “pa kufizime dhe vija të kuqe për të negociuar të gjitha çështjet e vështira që duhet të përfundojnë”.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sipas tij, SHBA-të dhe BE-ja kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të dyja palët në procesin e dialogut pasi që siç u shpreh ish-komandanti, ka shumë ndikim të jashtëm në dialog dhe akoma nuk ka asnjë përparim të duhur në procesin e dialogut.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Ka vende dhe individë që përfitojnë nga vazhdimi i kaosit, do me thënë, çështjeve të pazgjidhura. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet patjetër të koordinohen me Bashkimin Evropian në këtë proces. Unë jam shumë krenar për ekipin e ambasadës së SHBA-ve në Beograd, por edhe për administratën që punon për të arritur diçka, por nuk ka asnjë mënyrë që ne të bëjmë asgjë vetë”, theksoi Hodges, transmeton më tutje lajmi.net.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ai theksoi se është BE-ja ajo që mban çelësat e suksesit në këtë rajon sepse siç theksoi Hodges, ka çelësat e integrimit ekonomik dhe perëndimor, por Hodges shtoi se, në një situatë të tillë, BE-ja dhe SHBA-të duhet të punojnë së bashku.
Sipas Hodges, Serbia e vitit 2020 nuk është e njëjta me atë të vitit 1999 pasi që kanë kaluar dy dekada mirëpo, gjenerali amerikan theksoi se, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë ato që kanë qenë në vitin 1999.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Ne duhet të merremi me çështjet dhe t’i përballojmë e shohim ato nga këndvështrimi i sotëm, jo mënyra si e bëmë dy dekada më parë. Ne ashtu sikurse edhe udhëheqësit në Serbi, kemi një përgjegjësi të mos qëndrojmë në histori të gabuar”, deklaroi Hodges.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sipas tij, Serbia duhet të ketë kujdes, pasi që siç theksoi Hodges, është Kremlini zyrtar ai i cili po e përdor Kishën Ortodokse si “armën” e saj për të arritur qëllimet strategjike, të cilat siç tha ai, nuk janë asgjë e re për të dhe për askënd.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Ne duhet ta shikojmë me ndershmëri dhe të mos kemi frikë ta përballojmë atë. Kremlini ka zero përfitim nga zgjidhja e çdo problemi në Ballkan. Interesi i tyre strategjik është që Ballkani Perëndimor nuk do të jetë kurrë i gatshëm për integrim në Perëndim”, tha Hodges.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Kur bëhet fjalë për çështjen e mbrojtjes, ai thotë se çdo vend ka të drejtë të mbrojë njerëzit e tij dhe ka të drejtë të zgjedhë se çfarë armësh të përdorë në përputhje me nevojat e tij, dhe shtoi se Qeveria e Serbisë mori një vendim të guximshëm duke ngrirë të gjitha stërvitjet ushtarake për një periudhë prej gjashtë muajsh.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Hodges shtoi se Serbia nuk duhet ta vendosë veten në pozicionin e të qenit, siç tha ai, Venezuela në Evropë dhe se nuk ka miq ose partnerë të tjerë, por vetëm Moskën.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Lidhur me misionin e KFOR-it në Kosovë, Hodges tha se ai ishte shumë krenar për atë mision dhe kujtoi se derisa ishte komandant i forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, kur u takua me liderët serbë dhe shqiptarë, të dyja palët i kishin kërkuar që të tërhiqnin misionin e KFOR-it nga Kosova.
:Është spiranca e vetme e stabilitetit në rajon”, theksoi Hodges.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ish-komandanti amerikan në këtë panel foli edhe për “Mini-Shengenin”, i cili sipas tij, është një mundësi e mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që do të mund të sjell investime, vende të reja të punës dhe do të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës. /Lajmi.net/