Gjermanët të habitur me atë çfarë po ndodh në Bern të Zvicrës…


Numrat e infeksioneve me kor onavírus në Zvicër janë në rënie, pavarësisht masave dukshëm më të buta në krahasim me vendet e tjera.

Në Gjermani njerëzit fërkojnë sytë me habi duke parë këtë “mrekulli”, transmetojne mediat gjermane

“Kështu, pavarësisht nga numri i lartë i rasteve, mund të vizitohen tregjet e Krishtlindjeve në Bernë ose të pihet verë e vluar në baret e improvizuara”.

Kjo shka kton habi të pabesueshme në Gjermani. Sidomos numri në rënie i infeksioneve: Pavarësisht masave të buta krahasuar me Gjermaninë, numri i rasteve po bie.

Tabloidi më i madh gjerman “Bild” ka vendosur këtë titull në ballinë: “Mrekullia e Koronës në Bernë?”

Për gjermanët, gjallëria në kryeqytetin federal të Zvicrës ngjan me një “eksperíment të fríkshëm”. “Krahasuar me bllo kimin mbarëkombëtar në Gjermani dhe bllo kimin e ashpër në Austri, një gjë shihet qartë:

Zvicra po ecën rrugës së saj speciale, pa bllokim! Dhe kështu po merr mbi vete pasiguri të lartë”, vazhdon gazeta.

Si provë, ajo tregon fotografi nga sheshi Waisenhausplatz i Bernës, ku do të qëndrojë tregu i Krishtlindjes i këtij viti deri në Krishtlindje, transmeton albinfo.ch. Pavarësisht nga kor ona, ky treg është mjaft i vizituar.