Gjermani/ Lajm jo i mirë për Mërgimtarët, Ja çfarë i pret nga dita e hënë!


Ditën e hënë me 2 nëntor në Gjermani do të futen masa të reja me shumë kufizime. Një lloj lockdown, por jo si në pranverë. Shkaku: rritja dramatike e numrit të të infektuarve.

Mbrëmë ambasadori Beqë Cufaj është shprehur se pas vendimit të Qeverisë së Gjermanisë për masat e reja të mbylljes nga data 2 nëntor, kjo do t’i godasë gastronomët tanë shqiptarë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Ai është shprehur se mbyllja do të jetë jo totale, por mbyllje e lehtë, me masat e ndërmarra, por që do të godasë shumë biznese, përfshirë edhe eventet kulturore.