Gjermania me mijëra të infektuar në 24 orët e Fundit, Ja çfarë masa ka Vendosur


Autoritetet shëndetësore gjermane kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 4.895 raste infektimesh, transmeton albinfo.ch.

Tashmë përhapja e COVID-19 në Gjermani ka bërë që vendi të rrisë kufizimet në qytetet kryesore, ndërkohë që spitalet shkurtojnë stafin pas infektimit të shumë mjekëve dhe infermierëve.

Kjo rritje alarmante ka detyruar Kancelaren Angela Merkel të dakortësojë ligjin e ri për qytete si Berlini, Hamburgu, Mynihu, ku përveç se maskat do të jenë të detyrueshme të përdoren edhe në ambiente të hapura, gjithashtu do të mbyllen restorantet dhe baret.

Vendi është përballur me 100.000 raste në javë dhe ka angazhuar ushtrinë gjermane të ndihmojë qytetarët në nevojë.

Zona e kuqe e infektimit mbetet Berlini me 1600 raste, dhe Merkel është shprehur se mënyra se si do të menaxhohet situata tani do të jetë vendimtare për dimrin.