Gjest i mirë nga aktori Ibrahimi, iu ndihmon shqiptarëve të gjejnë punë në Gjermani

Aktori i dashur për publikun, Kreshnik Ibrahimi po vazhdon të jetë afër në forma të ndryshme afër bashkatdhetarëve në Gjermani.

Duke qenë se është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, aktori i njohur si “Tigri”, vazhdimisht poston kërkesa të mërgimtarëve tanë në këtë shtet, shkruan “Indeksonline”

Së fundi ka postuar një kërkesë për punësim të një mërgimtari për të gjetur pune dhe pa kaluar as 10 minuta, atij i është mundësuar puna e re.

Nuk është hera e parë që aktori dhe producenti i emisionit “Ich bin Albaner”, poston kërkesa të tilla të shqiptarëve në diasporë të cilave iu përgjigjen pozitivisht komuniteti i biznesit shqiptar në Gjermani.

Për gjeste të tilla të mira, Kreshnik Ibrahimi vazhdimisht merr falënderime të shumta nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë./Indeksonline/