Rastet e dh unës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre.
E një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën ‘Abdullah Tahiri’ në Gjilan, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka thënë se e ka rr ahur.
Gjithçka ka ndodhur në vendin e punës ku punon 31-vjeçarja, ku i dyshuari kishte shkuar dhe kishte nis ta s ulmojë fizikisht duke e g oditur me g rushte në hundë dhe kokë. Ajo ka pësuar l ëndine serioze dhe si pasojë i është lëshuar gj akderdhja në vendin e ngjarjes.
Duke parë rr ezikun që i kanosej, ajo ka kërkuar nga bashkëshorti i saj që të largohet që aty, por 33-vjeçari ka vazhduar të bërtas e të demolojë hapësirën ku punon bashkëshortja e tij. Madje i ishte drejtuar asaj me fjalët se ‘gj allë nuk të la’.
Kjo ka bërë që 31-vjeçarja të telefonojë për ndihmë edhe vëllain e saj, e më pas në Polici ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar edhe përmes mesazheve në telefon.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. 33-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dh unë në familje.’