Gjinovci: Eh more Albin, prap ndryshove qëndrim për Specialen për interesa tua personale!


Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka thënë se Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale për interes të tij.

Gjinovci duke iu referuar pohimeve të Kurtit se të gjithë duhet të bëhen bashkë në mbrojtjen të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë, ka shtuar se Kurti edhe në të ardhmen mund të bëjë ndryshime të tilla për interesa të tjera.

“Kjo bëhet problematike kur deklaratat të tilla japin politikanët me peshë siç mund të jetë Albin Kurti i cili sipas gjasave mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kur kryeministri i ardhshëm flet kundër sistemit të drejtësisë në këtë mënyrë për një interes të caktuar kjo na tregon që ky kryeministër në të ardhmen për një interes tjetër mundet me fol prapë kundër sistemit të drejtësisë dhe ne si qytetar me pa me shqetësim deklarata të tilla kundër Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

Gjinovci poashtu i ka konsideruar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë të gjitha deklaratat e politikanëve kosovarë për Gjykatën Speciale.

“Të gjitha deklaratat që janë bërë rreth Gjykatës Speciale nga politikanët janë problematike. Njerëzit duhet me pas parasysh që Gjykata Speciale është e paraparë në nenin 103 pika 7 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që do të thotë se është pjesë e gjyqësorit të Kosovës me Dhoma të Specializuara”.

“Është paraparë me ligjet e Kosovës dhe me Kushtetutës e saj që kjo gjykatë më pas gjykatës dhe prokurorë të huaj ashtu që mos me pas ndikim, me pas paanshmëri të madhe. Gjykata është e Kosovës çfarëdo diskutimi kundër Gjykatës Speciale nga politikanët është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në pushtetin e tretë që në fakt është një pushtet i ndarë nga ekzekutivi dhe legjislativi” ka shtuar ai.

Related Posts

Darci Lynne sings cowboy duet with a puppet and she blows the audience away with her yodeling

Darci Lynne has her own show in Vegas now and this type of performance is a good example why. She’s got a lot of talent! When she…

A Lowly Shepherd Is Able To Get The Better Of A Yuppie Stranger

A shepherd was herding his flock in a remote pasture when suddenly a brand-new BMW advanced out of the dust cloud towards him. The driver, a young…

A Little Girl Explains The True Meaning Of Her Simple Dress

“Do you like my dress?” A little girl asked of a woman passing by. “My mommy made it just for me,” she said with a tear in…

Woman Wins $350 Million Dollar Powerball, Decides To Share New Wealth With Veterans Who Need It

Most of us have a list ready with the things we would do if we ever win a Powerball lottery. But one recent winner in Iowa surprised…

Are you quick enough to spot all the differences in 23 seconds? Try now!

The image shared above shows two men reading the newspaper in the bed. There are 7 differences between the two men reading newspaper pictures. Are you quick…

Woman Defends Her $130 Engagement Ring After Sales Clerk Says It’s “Pathetic”

In November 2016, Ariel Desiree McRae’s post on Facebook went viral. She was defending her $130 engagement ring after a jewelry store employee made a negative comment…