Gjuriq: “Avdullah Hoti përditë tallet me BE edhe Beogradin”

Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka vlerësuar sot se “pafytyrësia e kryeministri Hoti nuk ka kufi”, duke shtuar se ai çdo ditë tallet me BE edhe Beogradin duke thënë se tema e Asociacionit është e mbyllur, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Ndonëse Hoti nuk i drejton këto Brukselit, ku shpesh është më i vogël se fara, provokimet e tij nuk guxojnë të mbeten pa përgjigje nga BE” tha Gjuriq.

Në kumtesën e lëshuar Gjuriq shprehet se dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit është unik sipas asaj se njëra palë nuk ka as pse arsyetohet se nuk ka përmbushur obligimet dhe as nuk vuan sanksione nga ndërmjetësuesi në dialog.

“Prishtinës nuk mund të i besohet, sepse porositë që vijnë nga atje dëshmojnë për politikë të papërmirësueshme, pa kulturën dhe pamundësinë e strukturës së atjeshme politike për minimumin e sjelljes civilizuese, gjë që është obligim përveç për ata” tha ai.

Sipas Gjuriq kuptohet që Beogradi nuk do lëshoj rastin të bisedoj për secilën temë, por shtrohet pyetja çfarë kuptimi ka dialogu me dike që nuk obligohet as me fjalën e dhënë as me nënshkrim.

“Shtatë vite e gjysmë Prishtina refuzon të mundësoi formimin e Asociacionit dhe këtë do ta bëjë edhe shtatë vitet e ardhshme nëse dikush nuk ka sqaron bindshëm fjalën “obligim” tha Gjuriq.

Asociacioni është obligim i Prishtinës dhe përderisa ajo nuk formohet me të gjitha kompetencat, është e pamundshme të mendohet ndonjë përparim thelbësor në dialog” tha Gjuriq.