Gjuriq
Serbia në kuadër të normalizimit të raporteve me Kosovën nuk do ta pranojë as në mënyrë të tërthortë dhe as të drejtpërdrejtë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar të mërkurën shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në bisedën me ambasadorin e Izraelit në Serbi, Jahel Vilan.
Gjuriqi ka theksuar se dialogu në Bruksel aktualisht është “peng i mosgatishmërisë së Prishtinës që ta zbatojë obligimin e marrë përsipër para shtatë vjetësh e gjysmë, për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Duke folur rreth marrëveshjes së nënshkruar në Washington, në fillim të muajit, Gjuriqi ka thënë se pret që Izraeli, në frymën e miqësisë tradicionale “të vazhdojë të ketë respekt për interesat serbe”.