Gjykata Speciale me vendim të ri për rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Posa e ka lëshuar thirrjen Gjy kata Speciale janë shfaqur vullnetarët e parë për të dëshmuar kundër krerëve të Us htrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, edhe atë në cilësinë e vik timave.Shtatë nga ata, katër serbë dhe tre shqiptarë, janë kthyer mbrapsht nga gjyqtari i procedurës paraprake.Refuzimin Guillou e bëri gjatë kohës sa po shqyrtonte kërkesën e Zyrës për Pjesëmarrje të Vi ktimave për t’i bashkuar këta të fundit të dëshmojnë në grup kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në dokument ndër të tjera thuhet se “…aplikuesit 06, 08, 09, 10, 11, 13 dhe 14 të cilët pretendojnë të jenë vik tima, nuk kanë pësuar dëme gjatë periudhës kohore, gjeografisë apo fushëveprimit material që specifikohet në aktakuzën e konfirmuar”.Ky refuzim megjithatë nuk është i përhershëm.Pika 48 e specifikon qartë që edhe shtatë vik timat në tentativë mund të njihen si të tillë në rast se aktakuzës tashmë të konfirmuar ndaj katërshes së UÇK-së i shtohet edhe një pjesë tjetër, që mbase do ta zgjaste periudhën kohore të kri meve të pretenduara (përveç asaj midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999).

“Kjo nuk paragjykon asnjë vendim mbi të ardhmen dhe faktin se kërkesat mund të pranohen, përfshirë dëmin që mund të kenë pasur si rezultat i kri meve të përshkruara, pasi Aktakuza e konfirmuar mund të AMENDAMENTOHET”, thotë kjo pikë.Të grupuar megjithatë Specialja ka dhënë leje të shfaqen katër serbë dhe katër shqiptarë të tjerë të cilëve iu sigurohet mbrojtje e identitetit dhe pjesëmarrjes, nëse këta duan edhe në seancat gjy qësore paraprake.Këtyre nuk do t’iu bashkohet edhe dëshmitari i identifikuar me numrin ‘05/06’ i cili ka vd ekur gjatë periudhës midis shkurtit dhe prillit dhe për të njëjtin është kërkuar të hiqet nga regjistri.