Gjyshja kosovare bëhet hit në internet, hip në BMW luksoze dhe i jep gaz (Video)


Një gjyshe shqiptare është bërë hit në internet, derisa shihet duke e shtypur gazin e një veture BMW dhe duke bërë zhurmë të madhe, shkruan Gazeta Metro. E fanse e flaktë e BMW’së, duket se është edhe një gjyshe shqiptare nga Kosova, e cila është bërë hit në internet. Në një video të publikuar në ‘Marakli t’kerreve’, shihet një e moshuar duke u ulur në një BMW M dhe më pas shtyp gazin duke shkaktuar zhurmë të madhe mé póshté mund ta shíhní vídeón e cila është xhiruar diku në Kosovë.

Në pamje ajo duket që është shumë fanse e flaktë e veturave e sidomos e BMW’së dhe mënyra si i jep gaz, është bërë virale në internet.