Goli në sekondat e fundit që shpalli kampion Arbnor Mujën dhe Laurit Krasniqin në Belgjikë, e pabesueshme

Skuadra e Antwerp është shpallur kampioni i Jupiler Pro League për herë të parë që nga viti 1950, pas barazimit ndaj Genkut.

Ishte një gol i shënuar në sekondat e fundit që ia solli titullin skuadrës ku luajnë dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Arbnor Muja dhe Laurit Krasniqi, shkruan LIG Sport

Ishte mbrojtësi, Toby Alderweireld që shënoi një supergol për ta barazuar rezultatin në 2-2 që mjaftoi për të kaluar në pozitën e parë dhe për ta fituar titullin historik.

Kujtojmë që Muja dhe Krasniqi poashtu kanë fituar këtë sezon edhe titullin e Kupës së Belgjikës.