![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një diskutim online me anëtarët e Qendrës për Marrëdhënie dhe Politika Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Institut për Politika dhe Strategji.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Në të Grenell ka folur për raportet Prishtinë – Beograd teksa ka thënë se njerëzit nuk duhet të zvarriten në të kaluarën, shkruan The Taratan.
Grenelli ka thënë se prej kohës kur ka qenë shumë i afërt me Presidentin Trump dhe me Sekretarin e Shtetit, të dyja palët e bisedimeve i janë afruar atij dhe kanë shprehur dëshirë për vëmendje të nivelit të lartë gjatë negociatave.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ai ka shtuar se palët kanë diskutuar për rritjen në të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik, veçanërisht për zemërimin që kanë për mungesën e fokusit në zhvillimin e rajonit.
Më tutje, ai e ka pranuar se palët nuk kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes politike dhe për këtë arsye, fokusi i ekipit të tij ka qenë në ekonomi.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
“Ne nuk ishim në atë pikë që të krijonim një zgjidhje politike”, citohet të ketë thënë Grenelli, duke shtuar se ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës dhe që, siç u shpreh ai, njerëzit të mos zvarriten në të kaluarën.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Grenelli, gjithashtu, kishte theksuar se negociatat mes palëve ishin të vështira. Sidoqoftë, ai ka potencuar se marrëveshjet për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor janë bazë e mirë për arritjen e marrëveshjeve më të mëdha, si Marrëveshja për Normalizim Ekonomik, e cila, sipas tij, kërkon që Shtetet e Bashkuara të gërmojnë thellë në fondacione.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Ai ka përsëritur se mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është biseduar për shkëmbimin e territoreve dhe se të dyja palët janë pajtuar për t’i bërë më të llojllojshme burimet e tyre të energjisë.
Grenelli ka thënë se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Sipas tij, kjo do t’i ndihmonte dinamikat politike dhe do të ndikonte në kursimin e të hollave, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në gjykata ndërkombëtare.
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Duke folur për një “konflikt të perceptuar”, Grenelli ka thënë se Ballkani duhet të kapërcejë “fazën emergjente” dhe se më pas Shtetet e Bashkuara duhet ta shqyrtojnë zhvendosjen e mbi 600 trupave që ka aktualisht në Kosovë.