Grenell mundohet ti paraqesë Serbët si pro amerikan: I gjithë restoranti në Beograd festoi për golin e Amerikës

Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se në Beograd janë gëzuar për fitoren e SHBA-së në Botëror kundër Iranit.

Grenell, nëpërmjet Twitter, ka shkruar se i gjithë restoranti ku gjendej ai, festoi për rezultatin e futbollistëve amerikanë.

“I gjithë restoranti në Beograd po feston për golin e Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Iranit.


Kësisoj, ShBA ka arritur të kualifikohet tutje në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Golin e fitores e shënoi Christian Pulisic në minutën e 38-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, ShBA e mbyll grupin në pozitën e dytë dhe kualifikohet në 1/8 e finales.