Gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Serbi: Ma nga cmuan serbët vajzën 16-vjeçe, u detyrova ta largoja


Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi, në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrë fyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështírë. Sipas saj, ata u detyruan që ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse nga cmoheshe nga serbët.

“Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështírë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin.

Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probIeme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati prob leme, e nga cmonin me fjalë, me vështríme.

Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave. Dhe akoma dhe sot është shumë e çudítshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë.

Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua. E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa.