Haki Abazi: Nëse Vjosa bëhet Kryetare, do të bëjmë koalicion me LDK-në!

Kosova të dielën votoi për të zgjedhur qeverinë e re dhe pas procesit të numërimit fitoi Lëvizja Vetëvendosje më një rezultat të jashtëzakonshëm. Haki Abazi, që ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit e cilëson rezultatin një f ormë p roteste të qytetarëve.

“Kjo është p rotestë d emokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e k eqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdh ënie kontrate të re me subjekt të ri. Te vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat,” – shprehet ai.

Abazi jep edhe arsyet që kanë çuar partinë ku ai bën pjesë drejt fitores.

“Unë do ia atribuoj konsistencës dhe ofertës mbi 70% të fitores dhe 30% janë njerëz që duan të mirën e Kosovës, por kanë qenë të lidhur me i deologjinë në këto vite,”- rrëfen Haki Abazi për “Balkan Talks”.

Ish-zëvendëskryeministri tregon se bashkëpunimi me Osmanin ka vendosur shtetin para ideologjisë.

“Nëse Gjermania për të arritur në interesin n acional për p roblemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tonë,” – thotë ai.

Ai jep përgjigje se me cilën parti mund të krijojnë koalicion Vetëvendosja.

“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye” – shprehet ish-zv.kryeministri Abazi