Një baner i madh për UÇK-në e vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytetezë e banuar nga pakica serbe ka sjellë reagimin e ash per të Beogradit.
Televizioni shtetëror Serb RTS e cilëson banerin si “provokacje”. Baneri që ka si gravurë portretin e Adem Jasharit ka të shkruar edhe slloganin “Liria ka emër: UÇK”.
Sipas RTS, serbët që jetojnë në Graçanci janë të shqe tësuar dhe e perceptojnë billbordin si një prov okim dhe presion të drejtpërdrejtë para fillimit të procedurave gjyq ësore kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Me këtë rast, drejtori i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se ai baner është “k ërcënim i hapur për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës dhe provokim që tregon se shqiptarët janë ende larg distancimit të sinqertë nga krimet e kryera në emër të tyre”.