Hallall ua bëj milionat villat luksoze e gjitha, Veq nja kurrë nuk ua bëj hallall


Mjafton të shohësh shtëpitë e tyre, me aq sa shohim shtrohet pyetja e zakonshme: si u bën këto shtëpi të tyre, me një pagë të një udhëheqësi të shtetit? Përgjigja që gjithsecilit i vjen është: kanë vjedhur.

Me kaq sa shohim, ndjejmë neveri karshi atyre që nën petkun e çlirimtarëve gllabëruan ditë e natë. Në, si shqiptarë, kemi vua jtur shumë, jemi edhe njerëz që falim, dhe padyshime dhe këtë haj ni ua kishim fal, nëse kjo do të kishte kufi. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, dhe të gjithë atyre që u bën milionerë, hallal ua bëj milionat, hallal edhe veturat luksoze, vilat, pushimet e shtrenjta, s’ka gjë, hallall u qofshin të gjitha, por një gjë nuk ua bëj kurrë hallal: që na keni vr arë ëndrrat, këtë nuk ua fali kurrë.

U kthyem nga lu fta në Kosovë, dikush nga Amerika, dikush nga vendet më të mira të votës, sepse kishim një ëndërr: líría erdhi, tani do të jetojmë si të gjithë njerëzit Evropës me dinjitet.

Por, shpejt ëndrrat tonë filluan të venitën, líría nuk doli ashtu si e menduam, vendi u fut në rrugën e gabuar, pikërisht nga ata që shpresonim më së shumti. Shtetin e trajtuan si pla çkë, e vodhën, nuk i lan asnjë të drejtë për të kërkuar drejtësi. I ndershmi këtu nuk e pa vetëm, filluan rrugën e kurbetit, në Kosovën e lírë, që askush s’do e mendonte më parë.

Tani që u erdhi radha të arre stoheni nga Gjykata Speciale, askujt nuk i ka ardhur mirë në sensin e një luf tëtari, por as keq jo, ngase nuk do largoheshin kurrë nga pushteti, ishte e vetmja formë për të ikur nga pushteti, që ky shtet të merr sado pak frymë. I keni zënë frymën, andaj hallall ua bëj të gjitha, por kurrë nuk ua bëj hallall që ëndrrat na i keni v ra.