Burbuqe Magashi, motra e viktimës Hamide Magashi, ka rrëfyer për Gazetën Express se tashmë e ndjera Hamide Magashi kishte thënë burrit se do t’ia dorëzonte porsa ta sillte në jetë.
Tutje, Burbuqja thotë se Hamidja ka qajtë vazhdimisht se e ka ditë që fëmijën ka për t’ia dorëzuar ish-burrit.
“Motrën time Hamide Magashi e ka mb ytë bashkëshorti i vet dje në spital. Ka qenë e martuar 3 muaj, ka pas dh unë në familje, jemi shku e kemi marrë krejt motrat. Ka thanë oj motër hajde merrnëm se pom rreh, me r evole po më mëshon në kokë. Ka thanë bëma zgjidhjen, thirrje një djalë të axhës të ma bën zgjidhjen. E kemi thirrë, na ka ba zgjidhjen, u shku e ka marrë e ka pru këtu, u kanë në mes të policisë dhe Entit Social, krejt këto sene i kanë pas policia. E ka mbajtë shtatzaninë te baba, ne kemi 7 motra nuk kemi prindër hiç, axha na ka vdekë. E kemi vetëm një djalë të axhës…Ka shku në spital, jemi shku e kemi kqyrë, pardje e kemi vizitu kemi nejt deri në orën katër, veç ka qajtë, u mërzitke. Thojke po e lindi fëmijën por nuk e shoh më, nuk e qes ne prehër. Na i thojshim hajt motra jonë se s’je vetëm ti, krejtve ju ndodhin këto sende.Kemi nejt me to, e kemi hyp në katin e dytë”, u shpreh ajo. /Express