Haradinaj: “Ka ardhur koha që unë të jem President, Mjaftë mo me hajna“


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se ka ardhë koha që ai të zgjidhet president i vendit.

Thotë se e ka marrë seriozisht kandidaturën e tij për president të vendit dhe mendon se ky është veprimi më i drejtë.

“Qysh e kam pa që ka ardhur puna, po”, u përgjigj Ramushi në emisionin “Tète a Tète” kur u pyet nëse ‘e ka pernime për tu bërë president?”.

“Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime”, tha Haradinaj.

Si president i pari i AAK-së mendon edhe të pensionohet nga politika.

“Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, tha Haradinaj.