Haradinaj nervozohet, i thotë Konjufcës: Po shko bre në hamom

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Kjo ka ndodhur pasi ata ishin duke diskutuar për mos futjen e veteranëve në kuadër të Ligjit për Pagat.

Haradinaj, i është drejtuar Konjufcës dhe deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje duke u thënë se duhet t’iu vijë turp për këtë veprim.

“Turp që keni mrri në këtë shkallë të mashtrimit. Është turp për ty Glauk Konjufca, Enver Dugolli, Fatmir Humollin, e krejt të tjerët, që e qitni në diskutim këtë.