Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Klinës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në këtë tubim zgjedhor, Haradinaj tha se e ka veç një qëllim – ta forcojë Kosovën në rast se zgjidhet president i vendit.
“Veç një qëllim e kemi, ta forcojmë Kosovën. Një Kosovë që është e qëndrueshme, që ka ekonomi, që ka pare, lëshojmë pare në ekonomi, zhvillohemi, me pagë minimale mbi 300 euro. Kur vi sot të kërkojë votën, kam çfarë t’ju them. Ne e kemi shkruar një program, i kemi bërë nder shtetit. Program të mirëfilltë zgjedhor”.
“100 euro për çdo qytetarë rezidentë në Republikën e Kosovës, një kartelë të veçantë me shpenzimet e së cilës orientohen prodhime vendore me vlefshmëri prej 60 ditësh. 1 qytetarët marrin pare, dy blejnë prodhime vendore, subvencion i pagës prej 80% për tre muaj për secilin punëtor që kthehet në punë. 50% të pagesës por jo më pak se 170 euro për secilin punëtor që humb vendin e punës. Subvencioni i shumës 150 euro për tre muaj për secilën grua të punësuar, nëse dikush e punëson një femër, shteti ja paguan 50% të pagës për tre muajt e parë. Subvencion prej 40 euro për secilin fëmijë që shkon në kopsht. Me Aleancën, qytetarët e marrin planin serioz për qeverisje”.
Haradinaj shton se Serbia po e bllokon Kosovën, por se ai do kryej punë pa i pyet serbët.
“Ne kemi thënë gjithë Bac u kry, por s’u kry. Nëse duam Bac u kry, duhet me t’i përfundojmë edhe disa punë. Jemi në finale, e kjo finale është me Serbinë se Serbia po na bllokon. Unë i kryej disa punë pa i vet e atëherë ata e kanë ma lehtë. Kur votojmë më 14 shkurt, ju ma jepni mundësinë t’i përfundoj punët e mbetura të Kosovës”, tha Haradinaj.