







Kandidati i AAK-së për deputet, Haxhi Shala ka dhënë një këshillë për të gjitha gratë e Kosovës.
Në një intervistë për “Magazina.al” ai ka thënë se duhet ta lenë burrin të lirë ndonjëherë, dhe të mos shohin disa gjëra, shkruan Indeksonline.




“Mos e kqyrni për gjithçka burrin, lene kapak të lirë, kishe s’po e shoh, a pash s’pashë, vet është bërë shoqëria kogja e vështirë.Ajo ose ai që do me pas jetë të qetë s’bon me kqyr fort por me la me kqyr me ec me karakterin e vet”, ka thënë Shala në një intervistë televizive.